Ilir Ferati tregon pse nuk e konsideron Përparim Ramën pjesë të LDK-së: Në ditën e zgjedhjeve publikoi foto me Ilmi Reçicën

Deputeti i LDK-së, Ilir Ferati, ka sqaruar arsyet pse nuk e konsideron kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, pjesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Politiko”, Ferati tha se disa veprime të Ramës nuk kanë qenë në funksion të interesave të LDK-së, duke veçuar një postim të bërë në ditën e zgjedhjeve.

banner

“Mundem me thanë që ti nuk i shërben LDK-së nëse ti të dielën në mëngjes e poston një fotografi me Ilmi Reçicën, ditën e zgjedhjeve, e as nuk o thirrje për votim të LDK-së”, ka deklaruar Ferati.

Sipas tij, veprime të tilla nuk ndihmojnë partinë në momente të rëndësishme politike dhe zgjedhore.

Deklarata e Feratit vjen në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohet debat i ashpër rreth rolit të Përparim Ramës dhe ambicieve të tij politike në raport me strukturat e partisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.