
Ilir Kërçeli po rezulton një nga befasitë më të mëdha në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje.
Sipas rezultateve aktuale, pas numërimit të rreth 90 për qind të votave për kandidatët, Kërçeli ka grumbulluar 39 mijë e 478 vota, duke u renditur mes kandidatëve më të votuar të partisë.

Rezultati i tij konsiderohet një ngjitje e fuqishme në renditjen e Vetëvendosjes dhe një prej performancave më të spikatura individuale në këto zgjedhje.



