Industria gjermane i bëjnë thirrje BE-së: Mos u dorëzoni ndaj tarifave të Trumpit për Grenlandën

Bizneset paralajmërojnë BE-në të mos dorëzohet ndaj presionit amerikan, ndërsa kompanitë e makinave numërojnë humbjet.

Industria gjermane ka reaguar ashpër ndaj planit të presidentit amerikan Donald Trump për të përdorur tarifa doganore si mjet presioni ndaj Danimarkës për shitjen e Grenlandës. Përfaqësues të biznesit i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian të mos i nënshtrohet kërkesave të Uashingtonit, shkruan Reuters.

banner

Trump ka kërcënuar se do të vendosë një valë tarifash gjithnjë e më të larta ndaj vendeve europiane derisa SHBA-ja të lejohet të blejë ishullin strategjik të Grenlandës. Kjo lëvizje po prish qetësinë relative të krijuar pas marrëveshjes tregtare BE–SHBA të arritur verën e kaluar.

Gjermania, me një ekonomi të përqendruar te eksportet, është veçanërisht e ndjeshme ndaj tarifave. Pas dy vitesh rënie ekonomike, tensionet tregtare globale po rëndojnë kërkesën për produkte gjermane si makina, makineri dhe kimikate.

“Nëse BE-ja dorëzohet, kjo vetëm do ta inkurajojë presidentin amerikan të bëjë kërkesa edhe më absurde dhe të kërcënojë me tarifa të tjera,” deklaroi Bertram Kawlath, president i shoqatës gjermane të inxhinierisë VDMA.

Edhe Volker Treier nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë e quajti të papranueshme lidhjen e qëllimeve politike me sanksione ekonomike, duke theksuar se ekonomia po përdoret si armë presioni.

Eksportuesit kërkojnë një reagim të fortë dhe të bashkuar nga BE-ja. Një nga opsionet është përdorimi i “Instrumentit kundër shtrëngimit”, një mekanizëm i BE-së që lejon kundërmasa ndaj vendeve që ushtrojnë presion ekonomik mbi shtetet anëtare.

Ndërkohë, kompanitë e mëdha si Volkswagen dhe Mercedes tashmë po llogarisin humbjet nga tarifat ekzistuese. Regjimi aktual i tarifave të Trumpit përfshin një taksë bazë 15%, me norma më të larta për çelikun dhe aluminin, duke goditur rëndë industrinë gjermane të makinave.

Nga janari deri në nëntor 2025, Gjermania eksportoi mbi 135 miliardë euro mallra drejt SHBA-së, një rënie prej 9% krahasuar me vitin e kaluar, megjithatë Amerika mbetet destinacioni kryesor i eksporteve gjermane.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.