banner

Iniciativa Studentore “Fehmi Agani” paralajmëron protestë paqësore në Gjakovë për ish-krerët e UÇK-së

Tubimi synon të shprehë pakënaqësi ndaj, siç thuhet, “padrejtësive në proceset gjyqësore në Hagë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Iniciativa Studentore “Fehmi Agani” ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore këtë të martë, me qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj, siç u cilësua nga organizatorët, “padrejtësive që po ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë” ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Protesta pritet të nisë në orën 11:00 përpara konvikteve të studentëve në Gjakovë, ku më pas pjesëmarrësit do të vazhdojnë marshin e tyre paqësor. Organizatorët kanë theksuar se tubimi do të mbahet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Sipas tyre, protesta ka për qëllim ngritjen e zërit për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të të akuzuarve, si dhe sensibilizimin e opinionit publik për atë që ata e shohin si trajtim të padrejtë në proceset gjyqësore kundër figurave të larta të UÇK-së.

Ndryshe, protesta gjithëkombëtare në përkrahje të ish-krerëve t UÇK-së janë organizuar edhe në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg, derisa pritet që e radhës të zhvillohet në Shkup.

Back to top button