
Albena Reshitaj ka siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me këtë sukses, ajo bëhet një nga politikanet më unike në skenën politike kosovare, duke u zgjedhur deputete me katër subjekte të ndryshme politike gjatë karrierës së saj.
Reshitaj më herët ka fituar mandat deputeteje me AKR-në, AAK-në, Vetëvendosjen dhe tash edhe me LDK-në.
Ky rezultat dëshmon aftësinë e saj për të ruajtur mbështetjen qytetare përtej kufijve partiakë dhe për të mbetur një emër relevant në politikën kosovare.



