
Nicolas Maduro, ish-presidenti i arrestuar i Venezuelës, ka dalë para gjykatës bashkë me gruan e tij gjatë ditës së sotme.
Maduro është përcjellë nën masa të rrepta sigurie.
Në seancën e parë, Maduro ka folur shumë shkurt.
“Unë jam presidenti i Venezuelës, u arrestova në shtëpinë time në Karakas, Venezuelë”, i tha Maduro gjykatës.
Maduro u deklaru si “i pafajshëm”, duke e quajtur veten si “një njeri të ndershëm”.
Sjellim ndër mend që Maduro akuzohet nga gjykata federale e ShBA-së për trafik droge.



