
Janet Reineck, autore dhe studiuese e etnografise shqiptare, ishte e ftuar në Oxygen, që drejtohet nga Besim Dina.
Gjatë bisedës, Reineck ka treguar për një takim me Bill Clintonin, ish-presidentin e ShBA-së, që autorizoi bombardimet mbi Jugosllavi më 1999, të cilat bombardime sollën lirinë e Kosovës.
Reincek, që jeton që një kohë të gjatë në Kosovë, ka treguar se Clinton e di që është hero i Kosovës.
“Në vitin 2002, u takova me Bill Clintonin, pas luftës këtu…Clintoni e di që është hero i popullit të Koosvës” – ka thënë Reineck, ndër të tjera.



