Jehona Lushaku-Sadriu: Librat për klasën e shtatë kushtojnë 110 euro, subvencionimi i qeverisë nuk mjafton

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësim për koston reale të librave shkollorë për nxënësit e klasës së shtatë. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar një faturë prej 110 eurosh vetëm për librat, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera shkollore.

“E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, duke theksuar se mbështetja e paraparë nga qeveria është e pamjaftueshme.

banner

Sipas saj, shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike në fillim të vitit të ri shkollor, ndërkohë që çmimet për librat dhe materialet tjera vazhdojnë të rriten.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.