Jetlir Buja thotë se Konjufca meriton respekt: Opozita duhet të konsiderojë seriozisht votimin e tij

Gazetari vlerëson integritetin e Konjufcës dhe kritikon opozitën për qasje reaksionare ndaj mandatimit të tij.

Gazetari Jetlir Buja ka vlerësuar lartë punën e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai ka treguar integritet dhe qasje jopartizane në një periudhë të mbushur me polarizime politike.

Glauk Konjufca meriton respekt për punën e tij si kryetar i Kuvendit. Në një kohë goxha të errët polarizimesh banale politike, ai ka udhëhequr me integritet dhe me qasje jopartizane si kryekuvendar. Kjo është e rëndësishme, veçanërisht kur e dimë se sa partizane janë apo kanë qenë shumica e institucioneve tjera publike,” ka shkruar Buja.

Ai ka bërë thirrje që opozita ta konsiderojë me seriozitet votimin e Konjufcës si mandatar për kryeministër dhe të shmangë reagimet e pamatura politike.

Opozita duhet me konsideru seriozisht votimin e Konjufcës dhe me dalë përtej qasjes së lodhtë reaksionare. Mandatimin e Konjufcës po e quajnë ‘manovër të Kurtit’. Kush po e ndalon opozitën që t’i bëjë manovrat e saj?”, ka shtuar Buja.

Back to top button