Kështu ndahen mandatet në Kuvend: VV 57, PDK 22, LDK 15 ulëse

Vetëvendosje merr 72% të votave të diasporës, por mbetet me 57 ulëse në Kuvend.

Të mërkurën në mbrëmje u numëruan të gjitha votat me postë nga mërgata, të cilat i dhanë një shtysë të madhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke e çuar përqindjen e saj mbi 51% të votës së përgjithshme. Megjithatë, ky rezultat nuk solli ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve në Kuvend.

banner

Në kategorinë e votave me postë, Vetëvendosje mori 72% të përkrahjes nga diaspora, ndërsa LDK-ja u rendit e dyta me 10% dhe PDK-ja e treta me 9%.

Ky grumbull i votave ndikoi pozitivisht në rezultatin e përgjithshëm të VV-së, por pa i siguruar një mandat shtesë. Me rezultatet aktuale, të cilat ende nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje pritet të ketë 57 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.24% të votave, që përkthehet në 22 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 13.26% dhe 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 5.5% dhe 6 deputetë.

Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje fiton 9 mandate më shumë, PDK-ja humb 2, LDK-ja humb 5, ndërsa AAK-ja fiton një mandat. Ndërkohë, Nisma, e cila në legjislaturën e kaluar kishte tre deputetë, këtë herë nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.