
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj përdorimit të një termi ofendues nga Glauk Konjufca, duke thënë se prej kohësh përballet me gjuhë degraduese dhe sulme personale.
Osmani deklaroi se kjo lloj gjuhe është përdorur vazhdimisht nga aktivistë të VV-së ndaj saj.
“Kjo është një gjuhë që aktivistët e VV-së e kanë përdorur kundër meje për një kohë të gjatë”, tha ajo.
Sipas Osmanit, sulmet kanë kaluar çdo kufi dhe kanë ndikuar edhe te familja e saj.
“Gjërat më të ndyra, më të tmerrshme dhe çnjerëzore që i kam përjetuar gjatë gjithë jetës time janë pikërisht këto që kam parë”, deklaroi ajo.
Ajo tha se vajzat e saj përballen çdo ditë me përmbajtje fyese dhe fotografi të manipuluara me inteligjencë artificiale kundër saj.
“Dy vajzat e mia i shohin në mëngjes fyerjet më të rënda, me foto të rënda të krijuara me AI kundër nënës së tyre”, u shpreh Osmani.
Presidentja shtoi se përpjekjet për ta diskredituar nuk do ta ndalin angazhimin e saj politik dhe institucional, duke paralajmëruar edhe veprime ligjore.



