Koalicioni VV-LDK luhatet në Mitrovicë, Peci ironizon: Me tre për qind nuk punon as Iphone

Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Mitrovicës është në një fazë të brishtë, pasi nuk ka marrëveshje për ndarjen e drejtorive.

Më saktë, ka mosmarrëveshje në lidhje me emrat se kush do të drejtojë ato.

banner

Në lidhje me këtë temë ka folur Faton Peci, kryetar i Mitrovicës.

 “Nëse z. Plakolli me tre për qind ka ambicie sa për nënkryetar e mandej drejtor e krejt ndërmarrjet komunale, unë i bëj me dije se me tre për qind jo qe nuk mundesh me marrë në drejtim institucionet kryesore, po me 3% as iPhone nuk punon”, theksoi Peci.

“Katër prej sosh që i kemi, nuk mundesh me 3% me pretendu me i marrë edhe përgjegjësinë ekzekutive, edhe kryesuesin, edhe drejtorët, e të kesh kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje. Kështu që mendoj që njëherë e mirë ne si politikë duhet të edukohemi që edhe kërkesat t’i kemi në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojmë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.