Komandanti i KFOR-it: Dekadat e paqes së fituar me vështirësi s’duhet të rrezikohen

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Oskan Ulutaş, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është aktualisht e qetë, por ende e brishtë dhe e ndjeshme ndaj rritjes së shpejtë të tensioneve.

Prioriteti kryesor i misionit të KFOR-it, sipas tij, është sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

banner

Tutje, ai ka vlerësuar se dekadat e paqes së fituar me vështirësi nuk duhet të rrezikohen.

“Dekadat e paqes së fituar me vështirësi nuk duhet të rrezikohen”, theksoi Ulutaş, duke shtuar se prania e KFOR-it krijon hapësirë për dialog politik dhe nga të dyja palët pritet pjesëmarrje me mirëbesim, zbatim i marrëveshjeve ekzistuese dhe gatishmëri për kompromis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.