banner

Komuna e Çairit shpall të hënën ditë zie për Shpat Kasapin

Komuna e Çairit ka njoftuar se ka shpallur një ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Komuna ka bërë të ditur se të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të mbahet një mbledhje komemorative, ku qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të kenë mundësinë të nderojnë veprën dhe kontributin e Kasapit.

banner

Po ashtu, kreu i Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten në teater, për t’u mundësuar të gjithë të lënë mesazhet e tyre të ngushëllimit.

Back to top button