Komuna e Prishtinës nga ora 10:00 do ta heq ekspozitën në shesh për masakrat, shkak pasaktësitë

Komuna e Prishtinës, përmes një komunikatë, ka njoftuar se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur në sheshin qendror të Prishtinës, që përkujton masakrat në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, komuna ka treguar se kjo bëhet pasi në ekspozitë janë evidentuar gabime të shumta dhe pasaktësi.

banner

“Ju njoftojmë se sot, me datë 28.03.2026, duke filluar nga ora 10:00, ekipet e Kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”. Ky veprim vjen pas vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit z. Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës”, është thënë në njoftimin e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.