
Artistit të njohur i bëhet nderim për kontributin e tij në kulturë dhe muzikë.
Komuna e Tetovës ka vendosur që dita e nesërme, e hënë, 01.12.2025, të shpallet ditë zie në gjithë territorin e saj pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.
Në njoftimin e saj, Komuna thekson se Shpat Kasapi dha një kontribut të veçantë për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare.
“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”
Kujtojmë se Shpat Kasapi u varros sot në varrezat e qytetit të Tetovës, pasi ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 40 vjeçare.



