Konjufca mohon se e ka quajtur Vjosa Osmanin “frizerke”: Shtrembërim i qëllimshëm

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth deklaratës së tij për termin “frizere”, duke thënë se ajo nuk kishte të bënte me presidenten Vjosa Osmani.

Konjufca tha se në një tubim në Ferizaj ishte ndërprerë nga një “pseudogazetar” që kishte përdorur termin “frizere” në mënyrë përçmuese.

banner

“Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre”, shkroi ai.

Sipas Konjufcës, diskutimi i tij kishte të bënte vetëm me kundërshtimin e përdorimit nënçmues të profesionit të frizerëve.

“Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani”, deklaroi ai.

Ai akuzoi mediat për shtrembërim të deklaratës së tij.

“Mediat qëllimkëqija e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë”, tha Konjufca.

Në fund, ai kërkoi ndjesë ndaj të gjithë atyre që mund të jenë ndier të lënduar.

“Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë”, u shpreh Konjufca.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.