banner

Krasniqi: LDK do dalë e dyta në zgjedhjet e ardhshme, Lladrovci e dëmton PDK-në

Gazetari Vullnet Krasniqi vlerëson se largimi i Lladrovcit nga PDK-ja dhe krijimi i listës së tij mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve.

Krasniqi ka deklaruar në “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se pret që nga zgjedhjet e ardhshme Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të dalë e dyta pas Vetëvendosjes (LVV).

banner

Ai tha se dje ka dëgjuar Përparim Grudën të deklarojë se PDK-ja do të fitojë dhe se Albin Kurti do të mbetet në opozitë, por Krasniqi nuk e beson këtë dhe parashikon se “do të jetë i njëjti kombinacion” si më parë.

Po ashtu, Krasniqi komentoi fjalën e Ramiz Lladrovcit në Klan Kosova, ku ky i fundit tha se nëse nuk ndodhin levizje brenda PDK-së brenda dy ditëve, ai do të vazhdojë me listën e vet, çka mund të dëmtojë PDK-në dhe të japë mundësi LDK-së të dalë e dyta, siç Krasniqi kishte parashikuar më parë.

Back to top button