Krasniqi: Me deputetët e komuniteteve joshumicë sigurohen votat për Qeverinë e re

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e komuniteteve joshumicë janë të gatshëm të mbështesin formimin e institucioneve të reja së bashku me fituesin e zgjedhjeve.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi tha se grupi multietnik, i përbërë nga 8 ose 9 deputetë, garanton numër të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë së re.

banner

“Grupi multietnik, i cili është i përbërë prej 8 ose 9 deputetëve, është i gatshëm edhe i interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Sipas Krasniqit, mbështetja e këtij grupi siguron votat e nevojshme për krijimin e ekzekutivit të ri.

“Kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Deklarata e Krasniqit vjen në kohën kur ende nuk është arritur marrëveshje politike për konstituimin e plotë të institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.