Krasniqi paralajmëron Ramën: PDK dhe mediat po të shtyn në një betejë që do ta humbësh

Gazetari Vullnet Krasniqi i ka dërguar një mesazh publik kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke e këshilluar që të mos hyjë në garë politike me Albin Kurtin, por të fokusohet në qeverisjen e kryeqytetit.

Sipas Krasniqit, disa figura në PDK po e shtyjnë Ramën drejt një beteje politike që, sipas tij, do t’i kushtonte si atij ashtu edhe LDK-së.

banner

“Mos i merr seriozisht këta kolegët e tu në PDK dhe kolegët e mi paterica të PDK-së, kur po të thonë ‘veç ti pe mun Kurtin’. Kjo është fore e tyre. Duan me të bind me hi në garë që me ia kry edhe një betejë tjetër politike, LDK-së”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka marrë si shembull presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se përpjekjet për ta përdorur atë kundër LDK-së nuk sollën rezultatet e pritura.

Ai theksoi se Rama ka një mundësi më të mirë për t’u afirmuar politikisht.

“Nëse do me u bo rival politik i Albin Kurtit, e ki shansin ma të madh në dorë: veç boje Prishtinën vend që e dallon prej Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, gjendja aktuale në kryeqytet nuk e mbështet një ambicie të tillë dhe Rama duhet të fokusohet në përmirësimin e Prishtinës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.