Kryeministri Albin Kurti reagon: Qytetarët e Kosovës dëshmuan kulturë të lartë demokratike

Kurti falënderon qytetarët për mbështetjen ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe thekson rëndësinë e numërimit të drejtë të votave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar qetësinë dhe përgjegjësinë e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike, duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi,” ka deklaruar Kurti.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që mbështetën Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët e saj nëpër komuna. “Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara,” ka shtuar ai.

Në fund, Kurti ka vënë theksin te rëndësia e fazës së numërimit të votave: “Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.”

Back to top button