
Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Kryeziu ka pasur një mesazh për kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Kryeziut, sllogani i VV-së “mos lësho pe” nuk do të duhej të vlente për shqiptarët, por për armikun.
“Përgjegjësia kryesore është e kryeministrit, gjegjësisht e VV-së, e cila ata është dashtë me lëshu pe. Ata e kanë pasë “mos lësho pe”, por është gabim… “Mos lësho pe” ndaj shqiptarit nuk bën, ndaj shqiptarit duhet me lëshu pe. “Mos lësho pe” duhet vetëm ndaj armikut” – tha Kryeziu në RTV Dukagjini.



