Kurti fajëson opozitën për presidentin: Këto piskama nuk po na bëjnë dëm neve, por shtetit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Ai ka fajësuar opozitën për mungesë vullneti për t’u dakorduar për zgjedhjen e presidentit.

banner

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, nuk do të kemi zgjidhje. Nuk e di si mund t’i kemi 80 deputetë. Është e domosdoshme të merremi vesh. Nuk po më duken (opozita) të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, dhe ky është një dëm i madh për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka vlerësuar se kështu po i bëhet dëm shtetit.

“Tema kryesore para një viti ka qenë qysh nuk bën Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit sepse është konfliktuoze, përçarëse dhe është aq e rrezikshme saqë do të dëmtohet pakthyeshëm funksionimi i institucioneve. E patën linçuar dhe stigmatizuar gruan më të votuar të legjislaturës së nëntë. Ku jemi sot? Albulena Haxhiu është kryetare e Kuvendit, ajo është edhe u.d e presidentes, ajo s’është as konfliktueze dhe as përçarëse. Prandaj, të gjitha këto zhurma dhe piskama që i dëgjoni me ankesa të paarsyeshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk po na bëjnë dëm neve, po i bëjnë dëm shtetit, jo neve”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.