Kurti: Hykmete Bajrami po tenton ta kthejë veriun siç e la Edita Tahiri e PDK-së

Në mbështetje të kandidatit të tij Faton Peci në Mitrovicë të Jugut, kryeministri në detyrë Albin Kurti kritikoi ashpër koalicionin PDK-LDK dhe deklaratat e nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor në Mitrovicën e Jugut për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Faton Pecin.

banner

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka kritikuar ashpër koalicionin e arritur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë, duke e cilësuar si një rikthim të politikave të së kaluarës.

Ai ka përmendur edhe nënkryetaren e LDK-së, Hykmete Bajramin, duke e akuzuar se po tenton ta rikthejë situatën në veri të Mitrovicës në gjendjen që, sipas tij, e kishte lënë Edita Tahiri e PDK-së.

“Ju të gjithë e keni parë nënkryetaren e LDK-së duke na e shpalosur planin e tyre për Mitrovicën. Ajo tha se për ta situata në veri të Mitrovicës është abnormale dhe se duhet të kthehet normaliteti. Duhet të kthehemi, sipas saj, aty ku e ka lënë Edita Tahiri e PDK-së. Ju e dini fort mirë se ku dhe si e ka lënë PDK-ja veriun e vendit. Ata duhet ta dinë se nuk ka kthim prapa, nuk kthehet Mitrovica prapa,” deklaroi Kurti.

Kurti theksoi se qytetarët e Mitrovicës së Jugut nuk do të lejojnë kthimin e praktikave të vjetra, duke u bërë thirrje atyre që të mbështesin kandidatin e Vetëvendosjes, Faton Pecin, në raundin e balotazhit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.