Kurti niset për në Konferencën e Mynihut, ku Osmani e anuloi pjesëmarrjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Munih. 

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti në margjina të samitit do të ketë edhe takime bilaterale. 

banner

Edhe presidentja Vjosa Osmani parashihej të ishte pjesë e Konferencës në Munih, por pjesëmarrjen e anuloi me arsyetimin se ka angazhim institucional dhe prioritete që lidhen me zhvillimet brenda vendit. 

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku pritet të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Munih përveç kryeministrit Kurti, pritet të jetë dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.