
Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kandidat për kryeministër, është shfaqur optimist për pritshmëritë e 28 dhjetorit.
Sipas Kurtit, partia e tij do të arrijë “më 28 dhjetor fitore që do t’ia kalojë edhe asaj të 9 shkurtit”.
Tutje, ai ka vlerësuar se qeverisja e VV-së ia ka shtuar “shtetit sovranitetin”.
“Me qeverisjen tonë e tuaj të mirë, territorit ia kemi shtuar integritenit, institucioneve ua kemi kthyer besimin, shtetit ia kemi shtuar sovranitetin, ekonomisë prodhimin, prodhimit punësimin, punësimit arsimit, për siguri për begati…mos lëshoni pe”, ka thënë Kurti.



