banner

Kurti s’e ftoi në koncertin në Vatikan ambasadorin, ky i fundit reagon në Facebook

Ambasadori i Misionit të Posaçëm në Vatikan thotë se misioni i Kosovës duhej të përfshihej sipas praktikave diplomatike.

Vehbi Miftari, ambasador i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, ka shprehur shqetësimin e tij për faktin se nuk është ftuar në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte pjesëmarrës dje.

banner

Përmes një komenti në Facebook, Miftari ka theksuar se misioni i Kosovës duhej të ishte përfshirë në aktivitet, sipas praktikave diplomatike.

“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan ishte aty, siç kërkon praktika diplomatike e sjellja shtetërore? E kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, shkruan ai.

Back to top button