Kurti tregon se çka bisedoi me Macronin: Faleminderit për pritjen!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka njoftuar në lidhje me takimin zyrtar me Emmanuel Macronin, president i Francës.

Kurti ka treguar për temat që i bisedoi në takim me Macronin.

banner

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë sot të zhvilloj vizitë dhe të kem drekë pune në Pallatin Elize në Paris me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë. Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.

Falenderoj Presidentin Macron për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen e Republikës së Francës në ecjen e Republikës sonë përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.