Kuvendi voton pro anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes

Kuvendi ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.

Me 103 vota për, deputetët e ratifikuan me sukses këtë marrëveshje, transmeton KOHA.

banner

Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që i janë bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa nga vendet e BE-së, vetëm Hungaria dhe Bullgaria.

Ky mekanizëm është formuar me synimin që të mbikëqyrë zbatimin e planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës dhe në rindërtimin e saj. Bordi u themelua dhe do të udhëhiqet nga presidenti amerikan Donald Trump. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.