
Marrëveshja u nënshkrua sot mes kandidatëve të LDK-së dhe VV-së.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli. Marrëveshja u finalizua sot dhe është një hap zyrtar mes dy kandidatëve për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në balotazh më 9 nëntor, Sylejman Meholli do të garojë me Ferit Idrizin nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ky zhvillim pasqyron lëvizjet aktuale të kandidatëve për kryetar të komunës së Vushtrrisë në prag të balotazhit.



