
Partia thotë se procedurat statutare mbeten udhërrëfyes për çdo vendim bashkëpunimi.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk ka dhënë autorizim për ndonjë marrëveshje apo koalicion lokal në komunën e Vushtrrisë, duke theksuar se çdo vendim i tillë duhet të kalojë përmes procedurave statutare të partisë.
Në njoftim thuhet se veprimet e ndërmarra nga kandidati i LDK-së në Vushtrri për bashkëpunim me një parti tjetër janë të pavarura dhe se vendimmarrja për çështje të tilla bëhet pas analizës së performancës së kandidatit dhe të degës lokale.
LDK-ja bën të ditur se aktualisht është e përqendruar në procesin zgjedhor të balotazhit dhe në angazhimet e saj elektorale.



