LDK: Nëse nuk zgjedhim SHBA-të, kemi zgjedhur armiqtë tanë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet për projektet energjetike dhe gazin amerikan, duke i cilësuar ato si çështje strategjike për sigurinë e Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të kandidates për presidente dhe kandidatit për kryeministër të LDK-së, thuhet se çështja e gazit amerikan nuk është vetëm ekonomike, por pjesë e arkitekturës së sigurisë që SHBA-të po ndërtojnë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.

banner

“Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare”, thuhet në deklaratë.

LDK vlerëson se Kosova rrezikon të mbetet jashtë korridoreve strategjike të gazit amerikan dhe jashtë arkitekturës së re energjetike në rajon.

“Ky vetëpërjashtim nuk është vetëm humbje ekonomike. Është humbje strategjike”, deklaron LDK.

Në reagim kritikohet edhe qasja e viteve të fundit ndaj energjisë.

“Në vend të partneritetit strategjik me SHBA-të, kemi parë humbje kohe dhe arsyetime joracionale”, thuhet më tej.

LDK deklaron se partneriteti energjetik me SHBA-të është interes shtetëror i Kosovës.

“Nëse nuk zgjedhim SHBA-të, kemi zgjedhur armiqtë tanë”, thuhet në deklaratë.

Sipas LDK-së, në rast të ardhjes në pushtet, do të zbatohet politika për sjelljen e gazit amerikan në Kosovë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.