Limaj i përgjigjet burrit të Albulena Haxhiut: “Marre të flasësh pas këtij rezultati në Malishevë”

Lideri i Nismës e quan spektakolare fitoren në Malishevë dhe mohon akuzat për blerje votash.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas akuzave të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, i cili pretendoi se në Malishevë ka pasur blerje votash nga Nisma.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, Limaj i ka hedhur poshtë deklarimet e Krasniqit, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

“Shikojeni rezultatin, po marre është me dalë me folë pas këtij rezultati”, ka deklaruar Limaj, duke theksuar se fitorja e Nismës në Malishevë ka qenë “spektakolare”.

Ai tha se humbja e zgjedhjeve sjell zhgënjim, por nuk duhet të shoqërohet me akuza të pabazuara. “Kur t’i hup zgjedhjet, ka pak mërzi. Kqyrne rezultatin, në Malishevë ka qenë një fitore spektakolare. Sepse në kry ka një njeri jokonfliktuoz”, u shpreh Limaj, duke aluduar në kandidatin fitues të Nismës.

Limaj i bëri thirrje oponentëve politikë që të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe procesin zgjedhor në këtë komunë.

Back to top button