
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka vlerësuar Spanjën si një nga ekipet më të forta në botë, por ka theksuar se triumfi ndaj Anglisë në gjysmëfinale ishte i domosdoshëm për kombëtaren argjentinase.
Në prag të finales së Kupës së Botës, Messi tha se pret një përballje të ekuilibruar me spanjollët.

“Spanja është një ekip i madh, me filozofinë e saj të lojës. I njoh lojtarët e saj. Disa prej tyre luajnë për Barcelonën, klubin që e dua dhe vazhdoj ta ndjek. Do të jetë një ndeshje e veçantë, besoj e ekuilibruar”, deklaroi ai.
Duke folur për fitoren ndaj Anglisë, Messi tha se Argjentina nuk kishte të drejtë ta humbiste atë takim.
“Anglia? Nuk mund ta humbisnim këtë ndeshje. Ky grup lojtarësh nuk i detyrohet asgjë askujt. Ju e dini si janë argjentinasit, gjithmonë kërkojnë më shumë. Nëse do të humbisnim, do të dilnin disa e do të thonin budallallëqe, por nuk ua dhamë atë mundësi”, u shpreh Messi.
Sipas tij, Argjentina ishte skuadra më e mirë në fushë dhe e meritoi kualifikimin.
“E dinim që ne ishim më të mirët në fushë. Historia kishte pjesën e saj në këtë përballje, ishte e veçantë për gjithçka përfaqësonte, ndaj duhej ta fitonim”, përfundoi kapiteni argjentinas.



