
Fitorja e “Për Drenasin Kampion” befason amatorët politikë, qytetarët e krenarë dhe dinjitozë e prisnin këtë rezultat.
Kryetari i ri i Drenasit ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre, duke theksuar rolin vendimtar që luajtën në këtë fushatë zgjedhore. “Krenar me juve qytetarë të Drenasit — qytetarë të zemrës së Kosovës!”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se qytetarët e përjetuan fushatën ndoshta më rëndë se ai dhe familja e tij, por besimi i përbashkët se ishin në rrugën e drejtë solli fitoren. Fitorja në Drenas ka befasuar shumë amatorë politikë, por qytetarin krenar, dinjitoz dhe me integritet të Drenasit nuk e ka befasuar.
Kryetari ka theksuar se qytetarët kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe nuk e kanë merituar trajtimin që u përpoqën disa të bëjnë. Një tjetër befasi e këndshme ishte se lista “Për Drenasin Kampion” ka marrë më shumë vota se PDK në Skenderaj.
Ai ka përfunduar duke theksuar se Drenasi është zemra e Kosovës dhe se do të vazhdojë me qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse, duke përfaqësuar qytetarët me përgjegjësi.



