Lumir Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Institucionet e reja të formohen menjëherë pas certifikimit të rezultateve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që vendi të ecë pa vonesa drejt krijimit të institucioneve funksionale.

banner

Ai ka vlerësuar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve duhet të nisë procesi i formimit të institucioneve të reja.

“Menjëherë pas certifikimit të rezultateve, duhet të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale”, ka theksuar Abdixhiku.

Në takim, kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.