Mbi një milion familje pa rrymë në Ukrainë pas súlmeve të reja ruse

Infrastruktura energjetike u godit rëndë gjatë natës, ndërsa SHBA-ja intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Më shumë se një milion familje në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pasi një valë sulmesh ruse gjatë natës goditi infrastrukturën energjetike dhe industriale të vendit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

banner

Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko, deklaroi se pesë rajone u goditën nga sulmet, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur. Ai shtoi se ekipet emergjente po punojnë për shuarjen e zjarreve dhe rivendosjen e furnizimit me energji.

Sipas BBC-së, sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë qenë të vazhdueshme gjatë luftës, por janë intensifikuar së fundmi teksa Ukraina i afrohet dimrit. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia përdori më shumë se 450 dronë dhe 30 raketa në sulmet e fundit, ndërsa u goditën rajonet Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Mykolaiv, Odesa dhe Chernihiv.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në sulmet ajrore u përdorën edhe raketa hipersonike Kinzhal, të cilat janë të vështira për t’u ndjekur për shkak të aftësisë së tyre për të ndryshuar drejtim gjatë fluturimit.

Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) bëri të ditur se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia humbi përkohësisht furnizimin me energji elektrike nga jashtë për shkak të aktiviteteve ushtarake që ndikuan në rrjet, por më pas u rilidh. Centrali, i cili ndodhet në territor të kontrolluar nga Rusia, nuk është funksional, por ka nevojë për energji të vazhdueshme për ftohjen e reaktorëve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.