
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur të enjten pasdite për një takim.
Nuk ka pasur njoftim se çka do të diskutohet.

Disa prej anëtarëve të Kryesisë janë parë duke hyrë në zyrat e partisë, teksa kanë dhënë edhe deklarime të shkurtra për media.
Sibel Halimi ka thënë se në rend dite nuk është diskutimi për mbledhjen e nënshkrimeve për ta thirrur Kuvendin për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Por ka shtuar se mund të diskutohet në takim, ashtu si edhe ftesa për takim e kryeministrit në detyrë Albin Kurti./KOHA



