
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga mbledhja e Grupit Parlamentar të partisë, duke përcjellë një mesazh për unitet dhe angazhim në prag të zhvillimeve politike.
Në postimin e tij, Abdixhiku tha se bashkë me 18 deputetët e LDK-së kanë diskutuar për rrugëtimin e përbashkët të partisë.

“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara”, ka shkruar ai.
Në fund të mesazhit, Abdixhiku u ka uruar deputetëve fat dhe shëndet, duke theksuar se angazhimi i tyre do të jetë në shërbim të Republikës dhe qytetarëve.
“Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar kryetari i LDK-së.



