
Kryetari i LDK-së ndjek gjurmët e presidentit historik Ibrahim Rugova, duke u fotografuar me një qen të Sharrit për të promovuar pasuritë natyrore të Kosovës.
Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ndarë një fotografi të veçantë në rrjete sociale, ku shfaqet me një qen të racës Sharri, të cilin e quan “Tarzan”.

Në mbishkrimin që e shoqëron foton, Abdixhiku shkruan “Me Tarzanin besnik”, duke përshëndetur mbështetësit e tij dhe simpatizantët e LDK-së nga malet e Sharrit.
Ky gjest i kryetarit të LDK-së ka rikthyer kujtimet për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili shpesh fotografohej me qen të Sharrit, duke dashur të promovonte bukuritë natyrore dhe veçantitë kulturore të vendit.
Abdixhiku, përmes kësaj fotografie, ka përcjellë një mesazh simbolik për lidhjen me traditën dhe vlerat autoktone të Kosovës, duke ndjekur shembullin e Rugovës në afirmimin e identitetit kombëtar përmes kulturës dhe natyrës.



