Mehmetaj e Syla përplasën me statuse: Xheloz i ri në biznes

Reagimet e Lirim Mehmetajt dhe Valon Sylës pas incidentit të sotëm në shesh krijojnë tension dhe polemikë publike.

Ngjarja e sotme në shesh mes deputetit Armend Zemaj dhe një mërgimtari ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe një debat të hapur mes gazetarëve që raportuan për incidentin.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka mbrojtur deputetin, duke thënë se nuk ka pasur sulm, por vetëmbrojtje, dhe duke kritikuar Valon Sylën për qasjen e tij ndaj situatës. “Armend Zemaj nuk paska sulmu. Qenka vetëmbrojtje. I pate mësu keq Valon Syla që i rrike atij pip. Respekt maksimal zotëri Zemaj për mbrojtjen e dinjitetit personal,” ka shkruar Mehmetaj.

Nga ana tjetër, Valon Syla ka reaguar me një ton të hapur dhe reflektiv. Ai kërkon falje për situatën dhe thekson rëndësinë e shmangies së dhunës:

“Më fal Lirim Mehmetaj që kam nejt pip e të kam bo ty me u ndi keq. E di çka po ki qef e ku po do me dalë… që nuk është sjellje normale. Një këshillë po ta jap… sa ma shumë mundohu me i eskivu dhunës, edhe atëherë kur të takon, por mangup mos u ban kur sje, se han rreh palidhje. Kadale babikë… se jemi media, jo boksera,” ka shkruar Syla, duke shtuar se reagimet ndaj njerëzve në jetë publike nuk janë gjithmonë të parashikueshme.

Incidenti i sotëm dhe reagimet e gazetarëve kanë ndezur debat në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët dhe opinionistët presin një sqarim më të detajuar nga institucionet dhe palët e përfshira.

Back to top button