Meloni: U mallëngjyem, të 20 ministrat shqiptarë e morën fjalën në italisht

Kryeministrja italiane vlerëson takimin historik me Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare, duke theksuar bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik të fortë.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë si një marrëdhënie me rrënjë të thella dhe që shkon përtej interesave të përbashkëta. Deklarata erdhi pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve, gjatë një konference për media të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

banner

Meloni vlerësoi edhe një fakt simbolik që tregon thellësinë e marrëdhënieve: të 20 ministrat shqiptarë mbajtën fjalimet në gjuhën italiane, pa pasur nevojë për përkthyes.

🗣️ “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim, Edi Rama, dhe ministrat e tij të shumtë. Mund të quhet historike kjo mbledhje për formatin, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dypalëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë kanë rrënjët shumë thellë, dhe kemi qenë të gjithë të mallëngjyer nga fakti që të 20 ministrat e morën fjalën në italisht pa pasur nevojë për përkthim,” tha Meloni.

Ajo shtoi se Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me mbi 3 mijë kompani italiane të investuara në vend, dhe shprehu dëshirën për të fuqizuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik mes dy vendeve.

Ky takim u konsiderua historik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në intensifikimin e projekteve të përbashkëta.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.