Mërgimtari për Zemajn: Ai më ka fyer me grua dhe me nënë… u soll dhunshëm dhe më goditi

Zemaj dyshohet t’i ketë goditur qytetarin gjatë intervistës; mërgimtari nga Gjermania kërkon dorëheqje të deputetëve që përdorin dhunë.

Në qendër të Prishtinës, gjatë një interviste, deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është përfshirë në një përleshje me një qytetar. Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi qytetari e ka ofenduar deputetin. Shkaku i përleshjes dyshohet të jetë reagimi i Zemajt, i cili sipas raportimeve mund të ketë përdorur forcë fizike.

Në incidentin e përmendur, është përfshi Nuha Osmani, mërgimtar nga Gjermania, i cili ka reaguar për media duke kërkuar që deputeti të të jap dorëheqje.

“Ai më ka fyer me grua dhe me nënë. Unë iu afrova me pyet çka po don, ai u soll dhunshëm dhe më goditi. Unë prej tij kisha kërku me i kërku falje krejt qytetarëve të Kosovës edhe mue për sjelljen e tij arrogange. Të tjerat le ti kryn drejtësia, nëse ka drejtësi.”

Sipas raportimeve zyrtare të policisë, për incidentin është njoftuar dhe po hetohen palët e përfshira.

Back to top button