
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për zbatimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, projekt që sipas tij kap vlerën mbi 200 milionë euro.
Mexhiti e cilësoi këtë si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, duke theksuar se ai përfshin ndërtimin e pesë tuneleve, nëntë urave, 11 mbikalimeve, katër galerive dhe nëntë mureve mbajtëse.

Sipas tij, me realizimin e këtij projekti do të kompletohet korridori prej rreth 12 kilometrash autostradë moderne nga Stenkoveci deri në Bllacë, duke lehtësuar qarkullimin dhe forcuar lidhjen mes dy vendeve.
“Autostrada Shkup–Bllacë, po bëhet! Sot u nënshkrua kontrata që e çon në zbatim pjesën e dytë të autostradës Shkup–Bllacë”, ka shkruar Mexhiti.



