
Zv/kryeministri i Kosovës kritikon ashpër kryetarin e BDI-së për retorikën ndaj opozitës shqiptare
Zv/kryeministri i Kosovës, Izet Mexhiti, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë konventës promovuese të AKI-së, ku opozitarët shqiptarë u cilësuan si “zagarë”.
“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin”, shkroi Mexhiti.



