
Kreu i Lëvizjes Europiane, Izet Mexhiti, mirëpret Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, në një takim miqësor e plot domethënie.
Sot, Izet Mexhiti pati kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili vizitoi për ta uruar për fitoren.
Në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe domosdoshmëria për të forcuar më tej bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët.
Mexhiti vlerësoi vizitën e ambasadorit si një gjest miqësie dhe respekti, duke theksuar se lidhjet mes dy vendeve janë të rrënjosura thellë në histori, gjuhë dhe ndjenja vëllazërore.
“Afërsia dhe bashkëpunimi me Kosovën janë themel i së ardhmes sonë të përbashkët,” – u shpreh Mexhiti, duke falënderuar ambasadorin Qehaja për urimet dhe përkushtimin ndaj marrëdhënieve të mira ndërmjet dy popujve.



