Mexhiti uron Kurtin për zgjedhjet demokratike dhe rezultatin e VV-së

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë si shembull të demokracisë dhe ka uruar Albin Kurtin për suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke lavdëruar zhvillimin e procesit dhe rezultatet e arritura nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti.

“Kosova dje dëshmoi se është një shtet me institucione të pjekura dhe me qytetarë që besojnë në ndryshim përmes votës. Zgjedhjet lokale të vitit 2025 ishin shembull i demokracisë dhe i përkushtimit ndaj së ardhmes, me zgjedhje të lira, të rregullta dhe pa asnjë eksces, me rezultate të publikuara në kohë rekorde, ashtu si në vendet më të zhvilluara,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se suksesi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fitoi në tri komuna dhe hyri në balotazh në dymbëdhjetë të tjera, tregon besimin e qytetarëve në politikën e ndershme dhe në vizionin zhvillimor të Kurtit.

“Urime i dashur Albin, dhe gjithë ekipit të Vetëvendosjes, për këtë fitore që hap një kapitull të ri për Kosovën,” theksoi ai në fund të reagimit.

Back to top button