“Mfal, duhet t’i them mendimet e mia”, kur Rugova s’lejonte ndërprerjen nga Kouchner: Janë përzi punët

Një debat i madh ishte organizuar fill pas lufte me krerët e institucioneve të Kosovës.

Në këtë debat ishte Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, dy liderët e pasluftës.

banner

Një sekuencë interesante ishte zhvilluar gjatë debatit, që mund të llogaritet si një “përplasje” mes Rugovës dhe Bernard Kouchnerit, ish-përfaqësuesi special i Sekretarit të OKB-së.

Gjatë një shpjegimi, Rugova po tregonte për fuqinë e madhe të Kouchnerit.

“Duhet ta kemi të qartë se zoti Kouchner ose përfaqësuesi i sekretarit të OKB-së ka pushtetin legjislativ, do të thotë me nxjerr ligje. Ne tash po i quajmë rregullore dhe, po ashtu, pushtetin ekzekutiv. Prandaj ne marrim pjesë në këtë dhe kur nuk mundemi të gjejmë consensus” – thotë Rugova, ndërsa këtu Kouchner tenton të ndërhyjë për ta ndërprerë shpjegimin e ish-presidentit historik, duke e prekur në dorë.

Megjithatë, Rugova nuk e lejoi të ndërpritej nga ana e Kouchnerit.

“Jo, mfal, mfal, duhet t’i them mendimet e mia se janë përzi punët dhe ka shumë propagandë…” – vazhdon me shpjegimin e tij Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.