Milazim Krasniqi: Deklaratës së 2 Korrikut i parapriu presioni i LDK-së dhe rezistenca e mediave

Profesori Milazim Krasniqi ka vlerësuar se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 ishte një ngjarje historike dhe referenca kryesore ligjore për procesin e pavarësimit të Kosovës.

Sipas tij, shpalljes së Deklaratës i parapriu forcimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rritja e presionit politik e publik ndaj institucioneve të kohës.

banner

“Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 i ka paraprirë fuqizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e rriti presionin politik e psikologjik mbi përbërjen e Kuvendit”, shkroi Krasniqi.

Ai kujtoi se vetëm tri ditë pas Deklaratës, më 5 korrik 1990, autoritetet serbe pushtuan Radiotelevizionin e Prishtinës dhe ndërprenë transmetimin, ndërsa më vonë goditën edhe gazetën “Rilindja”.

Krasniqi tregoi se pas ndalimit të “Rilindjes”, ai e kishte shndërruar revistën “Fjala” në gazetë të përditshme për të vazhduar rezistencën mediale.

“Atë ditë që u ndalua gazeta ‘Rilindja’, unë e kam kthyer revistën ‘Fjala’ nga një revistë kulturore në gazetë ditore. Me një aleancë të të gjithë gazetarëve kemi arritur ta mbajmë të fortë rezistencën mediale”, tha ai.

Sipas Krasniqit, pushtimi i Kuvendit dhe mbyllja e mediave më 5 korrik 1990 shënuan fillimin e luftës së Serbisë kundër Kosovës.

“Realisht lufta nga Serbia u shpall më 5 korrik 1990, duke pushtuar Kuvendin e duke ndaluar mediet. Pastaj erdhi duke u modifikuar deri te agresioni brutal në mars 1998”, u shpreh ai.

Në fund, Krasniqi theksoi se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 mbetet referenca legale për procesin e pavarësimit të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.