Mirlind Behluli: Bregu i Diellit është mbushur me minj, ndërsa Përparim Rama merret me Dejona Mihalin

Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar për gjendjen në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, duke ngritur shqetësimin për praninë e minjve pranë pikave të grumbullimit të mbeturinave.

Sipas tij, lagjja, që dikur konsiderohej ndër më ikoniket e kryeqytetit, sot po përballet me një problem serioz të higjienës.

banner

“Bregu i Diellit, lagjja dikur ikonike e Prishtinës, sot përballet me invadim të minjve. Pra, vendi ku grumbullohen mbeturinat është bërë çerdhe e minjve”, ka shkruar Behluli.

Ai ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se është i fokusuar në përplasjet politike, ndërsa, sipas tij, po neglizhon problemet komunale.

“Përparim Rama, ky dështaku me D të madhe, përderisa merret me Dejona Mihalin, nuk arrin me i pastru as minjtë”, ka deklaruar ai.

Behluli ka shtuar se Rama nuk i është përgjigjur as pyetjeve të mediumit KOHA lidhur me këtë çështje dhe ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.

“Pastroje lagjen more Përparim Rama, se veç kur të shfaqet naj epidemi”, ka përfunduar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.